Mbahet trajnimi i radhës për edukimin e vazhdueshëm profesional në Infermieri

5 Maj 2021

Në kuadër të trajnimeve të planifikuara tashmë e në vazhdimësi, nga Kolegji AAB në bashkëpunim me Universitetin ”DOKUZ EYLÜL” në Turqi, ju njoftojm mbi aktivitetin e radhës i cili është i paraparë të mbahet me datën 06.05.2021.

Ky trajnim i cili vë në pah edukimin e vazhdueshëm profesional, si i tillë është i akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

– Pjesëmarrësit aktivë do të vlerësohen me 8 pikë, kurse
– Pjesëmarrësit pasivë do të vlerësohen me 6 pikë.

Tematika e këtij trajnimi: ”Shëndeti publik, kujdesi infermieror dhe procesi pandemik Covid-19’’.

Të gjithë të interesuarit, regjistrimin mund ta bëjnë në Fakultetin e Infermierisë, në Kolegjin AAB apo përmes dërgimit të të dhënave personale në email adresën: [email protected]

Koha e mbajtjes së trajnimit të paraparë, do të jetë nga ora 12:30, kurse forma e realizimit të këtij trajnimi do të jetë online përmes platformës ZOOM.

Për më shumë informata rreth pjesëmarrjes në këtë trajnim, mund të na kontaktoni:
Nr.tel: +383(0)45/100-893

Share: