Edhe Universiteti i Bursas “Uludağ”, partner bashkëpunimi me Kolegjin AAB

17 Prill 2019

Edhe një marrëveshje e re bashkëpunimi iu shtua listës së partnerëve të Kolegjit AAB.

Fjala është për marrëveshjen e bashkëpunimit ndërinstitucional në mes të Kolegjit AAB dhe Universitetit të Bursas “Uludağ” nga Turqia. 

Marrëveshja parasheh shkëmbimin e botimeve, materialeve akademike dhe informatave të tjera, shkëmbimin e përvojave të stafit akademik me qëllim të avancimit dhe të hulumtimit, krijimin e programeve të përbashkëta kërkimore, shkëmbimin e studentëve të diplomuar në lidhje me projektet specifike kërkimore, etj..

Marrëveshja u nënshkrua nga z.rektori i Kolegjit AAB, prof.dr. Shemsedin Vehapi dhe rektori i Universitetit të Bursas “Uludağ”, Yusuf Ulcay. 

Universiteti “Uludağ”, është themeluar në vitin 1975 me emrin Universiteti i Bursas, ndërsa emrin aktual e ka ndërruar në vitin 1982.

Ky universitet ofron studime në 13 fakultete, 2 shkolla të larta, 15 shkolla profesionale, ndërsa gjithashtu në gjirin e vet ka edhe një konservator, 4 institute, 21 qendra të shkencave të aplikuara. 

Bashkëpunimi i Kolegjit AAB me këtë Universitet të njohur nga Turqia do të shtrihet në të gjitha fushat e përbashkëta të veprimit.

Share: