Prof. asoc. dr.

Adnan Jashari

Dr. Adnan Jashari u lind më 29 nëntor 1965 në Debresh, Gostivar, ku mbaroi shkollën fillore dhe të mesme. Në vitin 1998 diplomoi në Fakultetin Juridik në Prishtinë (https://uni-pr.edu/) me mastare prej 9.80 si student gjenerate. Në vitin 1995, ai ka përfunduar studimet posdiplomike në Fakultetin Juridik të UP (https://uni-pr.edu/) ku mori diplomën e masterit në sferën juridiko-civile. Magjistroi me temën: “Kontratat tregtare në të drejtën krahasuese dhe të drejtën e Republikës së Maqedonisë”. Ka doktoruar në vitin 2003 nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës me temën: “Aspekti Ligjor i Investimeve të Huaja Direkte në Vendet në Tranzicion” (https://uni-pr.edu/). Që nga themelimi i Kolegjit AAB, punon si ligjërues (https://aab-edu.net/).

Nga viti 2008 deri në vitin 2011 u rizgjodh anëtar i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë (https://www.sobranie.mk/). Nga viti 2014 deri në vitin 2016, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e zgjodhi Ministër të Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë (https://www.pravda.gov.mk/). Nga viti 2011 deri në vitin 2014, ai u zgjodh nga Qeveria si anëtar zëvendës i Komisionit të Venecias (https://www.coe.int/en/web/venice-commission).

Që nga viti 2011, ai ka bashkëpunuar me Këshillin Britanik, IFES-in (https://www.ifes.org/north-macedonia) dhe organizata e institucione të tjera, duke ofruar konsultime për nevojat e tyre.

Nga viti 2006 deri në vitin 2011, ka qëndruar në disa institucione të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë Gjykatën Supreme të Mbretërisë së Bashkuar në Londër, Gjykatën e Drejtësisë në Hagë, Arbitrazhin Ndërkombëtar të Tregtisë në Hagë, Universitetin e Oksfordit, Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Gjykatën Ndërkombëtare Penale, Universitetin e Bolonjës në Itali, Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Këshillin e Evropës dhe Parlamentin Evropian.

Dr. Adnan Jashari bashkëpunon me shumë dhoma profesionale në vend dhe jashtë vendit, sidomos me Odën e Noterëve të Kosovës (https://www.noteria-ks.org/noteret/) dhe Odën e Përmbaruesve Privat (https://opk-rks.org/).

Disa nga punimet shkencore të publikuara:

Tendencies for the Unification of Contracts Rules in the EU, 2024. Link

Leniency in cartel cases: Kosovo and UE, Prishtinë, 2023.

Trade Commission at a Comparative Overview; N. Macedonia, Kosovo, Slovenia and Croatia, 2023. Link

Comparative Analysis in Connection with the Prohibition of Anti-Competitive Agreements in Kosovo, North Macedonia and Albania, Zagreb, 2023. Link

Civil legal treatment of fraud during insurance, SEEU, Tetovë, 2022. Link

Agreements, Concerted Practices, and Decisions by Associations of Undertakings in the EU, Kosovo, North Macedonia, and Albania: Comparative Overview, 2022. Link

Intellectual Property Rights in Outer Space: How Can Pharmaceutical Companies Protect COVID-19 Vaccine and Immunotherapy Developments Aboard the ISS U.S. National Laboratory?, 2022. Link

Main Characteristics of the Companies in the Republic of North Macedonia, 2021. Link

Space forces and the purpose of excuse for the militarization of outer space: an international crime against peace, ADJURIS International Academic Publisher, 2021. Link

Legal treatment of franchise in Northern Macedonia and Republic of Kosovo, ADJURIS, 2019. Link

– Protection of the interests of legal entities within the implementation of law for trade companies in the Republic of Macedonia, 2019. Link

Prof. Dr. Adnan Jashari është një figurë me përvojë dhe ndërlidhje në mes të akademisë dhe kompanive, institucioneve dhe organeve publike dhe private, ku është i angazhuar si ekspert dhe konsulent i jashtëm.

Është i martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Gostivar.