Arch. phd. Andrea Griletto, para studentëve të AAB-së ligjëroi në temën “Restaurimin i Sahat Kullës së Pallatit Dolmabahҫe dhe Sheikut Suleiman Mesjid në Stamboll”

12 Shkurt 2015

Profesori Andrea Griletto në fillim të ligjëratës foli për marrëveshjen e bashkëpunimit mes Italisë dhe Turqisë për restaurimin e trashëgimisë kulturore, i cili bashkëpunim filloi në vitin 2005, nëpërmjet organeve institucionale dhe kompanive.

“Ky bashkëpunim është forcuar kur kemi filluar për të punuar së bashku për një projekt të restaurimit të përbashkët mes Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë (TBMM) dhe ICE/ për Restaurimin e Kullës së Pallatit Dolmabahҫe në vitin 2008”, kështu ka thënë para studentëve të Fakultetit të Arkitekturës të AAB-së, arch. phd. AndreaGriletto.

“Deri më tani, ky bashkëpunim paraqet praktikat më të mira të arritura ndonjëherë nga qeveria italiane në fushën e restaurimit, në kuadër të politikës së promovimit jashtë vendit të ekspertizave italiane dhe ndërmarrjeve private”, ka thënë prof. Griletto.

Po ashtu në bazë të këtij bashkëpunimi ART Project, ka të bëjë me promovimin e kompanive italiane të sektorit të restaurimit në Turqi. Ajo krijoi mundësi të vërtetë për të filluar me restaurimin e Sheikut Suleiman Mesjid(Xhami), në pronësi dhe i menaxhuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondacioneve (VGM). Të dyja kompanitë përfaqësojnë një nivel të lartë të bashkëpunimit të projektimit dhe grupeve të punës nga të dyja vendet. Të dyja përfaqësojnë një kompromis të mirë midis zbatimit të pastër të modelit italian dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Turqi dhe praktikave lokale.

“Së pari janë marrë me restaurimin e sipërfaqeve të gurit të Kullës, me një qasje të rreptë konservatore, pa zëvendësim, në kundërshtim me modelet e mëparshme të restaurimit në bazë të prerjes dhe zëvendësimittë pjesëve të mëdha të gdhendura e dekorative. E dyta, që është më komplekse, zhvillon një pasuri multidisiplinare bashkëpunimi, duke përfshirë të gjitha aspektet e procesit të restaurimit të një ndërtese ende në përdorim, përtej teknikave të pastra të restaurimit”, citoi prof. Griletto.

Gjithashtu prof. Griletto, foli edhe për metodologjitë e projektit për restaurim, të cilat janë arritur nga profesionistët italianë dhe turq, nëpërmjet procesit të njohurive dhe të kuptuarit të ndërtesës dhe historisë së saj. Këto procese janë ndihmuar fuqimisht nga përdorimi i teknologjive të reja të tilla si nga skaneri- laser, analiza kimike, dhe jodestruktive për diagnostikim në terren. Arkeologët dhe historianët arkitektonikë, inxhinierë mekanikë dhe të elektrikës, piktorë etj, ishin pjesë e grupit të punës, sipas qasjes multidisiplinare të kërkuar.

Gjatë kësaj ligjërate, prof. Griletto, mori edhe një krahasim në mes të qasjeve të ndryshme midis Italisë dhe Turqisë, por të dyja projektet e restaurimit mund të konsiderohen si një hap i vërtetë në funksion të krijimit të një bashkëpunimi afatgjatë.

Kurse sa i përket projektit Sheikut Suleiman Mesjid (Xhami), në veçanti, ka për qëllim të ruajë të gjitha materialet dhe sipërfaqet historike, pa fshirë një histori të ndërlikuar prej gati 1500 vjet, dhe, në të njëjtën kohë, duke përfshirë teknologjitë më të mira bashkëkohore për ngrohje, ftohje, forcim dhe ndriçim.

Profesori gjatë gjithë ligjëratës ka dhënë shembuj me foto, ku shiheshin punëtoret e të dyja shteteve duke punuar në grupe dhe në objektet e cekura, analiza kimike dhe krahasime të shumta, e deri te realizmi i punëve finale.

Share: