Bashkëpunimi ndëruniversitar në mes Kolegjit AAB dhe universiteteve më të njohura në Republikën e Turqisë këto ditë është thelluar me nënshkrimin edhe të një marrëveshjeje të re bashkëpunimi me Universitetin Dokuz Eylül të Izmirit.
Marrëveshja parasheh bashkëpunim ndëruniversitar në të gjitha nivelet e studimit, si dhe shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve, projekte të përbashkëta zhvillimore dhe hulumtuese, seminare dhe takime të tjera për çështje akademike e shkencore. Po ashtu me këtë marrëveshje parashihet edhe përdorimii bibliotekave përkatëse për nevoja të studimeve dhe hulumtimeve shkencore, si dhe takime të tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dyja vendet.
Universitetin Dokuz Eylül në Turqi, sot renditet lart në ranglistën e universiteteve të klasit botërorë, ka numër të madh të programeve për studimet që ofron, numër të madh të studentëve dhe numër të madh të stafit akademik, gjithashtu është i shquar për bashkëpunime shkencore ndërkombëtare.