Prof. Tomasz Kamusella: Në Kosovë të krijohet ambient i përshtatshëm për diversitet

26 Nëntor 2015

Profesori nga Skocia, prof. dr. Tomasz Kamusella para studentëve të Kolegjit AAB, mbajti një ligjëratë në temën “Martesa e vështirë – diversiteti dhe demokracia në Evropën Qendrore pas vitit 1989”. Për këtë temë ai solli shumë shembuj të natyrës së ndryshimeve që kanë ndodhur në Evropën Qendrore ndër vite duket se mund të ndodhin edhe në Kosovë.  Ndaj, qytetarët e Kosovës duhet të krijojnë ambient sa më të përshtatshëm për jetesë pa problem dhe me diversitet, për të gjitha etnitetet. Sipas profesorit Kamusella, martesa mes demokracisë dhe diversitetit është elementi më i komplikuarat në botë në shekullin e XXI-të, sepse “çdo njeri e di se demokracia është rregull të jetuarit. Por demokracia nuk mund të jetë rregull e të jetuarit në tirani. Ky është koncepti i diversitetit, i cili duhet të mbrohet nga demokracia dhe të mbrojë të drejtat nga tirania”.

Profesor Kamusella, pasi elaboroi në mënyrë shkencore termin diversitet, e që nënkuptojmë balancimin e një shoqërie, drejtat e së cilës njihen me të drejtat e njeriut dhe të drejtat e minoriteteve, por ka thënë se janë kryesisht ata popuj të cilët vendosin politikën e një shteti dhe pranojnë diversitetin e pakicave të tjera që jetojnë në atë shtet. Ai mori shembull Finlandën dhe Suedinë, ku tha se këto dy vende më parë kanë qenë në luftë mes vete, por që tani janë një shembull i mirë i pranimit të diversitetit mes këtyre popujve të këtyre dy shteteve.

Profesor Kamusella, duke marrë këtë shembull tha se në një të ardhme edhe Kosova do të mund të kishte të njëjtin diversitet mes shqiptarëve dhe serbëve që jetojnë në Kosovë. Po ashtu dha shembuj për shumë shtete të cilat kanë pasur transformime në periudha të ndryshme historike, të cilat kanë pas këtë problem, duke e cituar vitin 1990 kur u ribashkuan dy Gjermanitë, pastaj në vitin 1991 kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik, në vitet 1991-2 kur ngjau rënia e komunizmit në Shqipëri, në 1993 kur u shpërbë Çekosllovaki dhe vitet 1991-2008 kur u shpërbë Jugosllavia. Po ashtu prof. Kamusella ka thënë se Zvicra shihet si homogjene nga banorët e saj, sepse tërë populli zviceran është i përbërë nga të gjithë qytetarët zviceranë, pavarësisht nga çdo dallimet fetare apo gjuhësore, kurse të huajt e shohin Zvicrën si të ndryshme për shkaka të katër gjuhësisë.

Në fund të ligjëratës pati edhe një debat, ku studentët e Kolegjit AAB parashtruan pyetje, të cilave iu përgjigj profesori skocez, prof. dr. Tomasz Kamusella.

Gjithashtu prof. Kamusella dhe shoqëruesi i tij Bardhyl Selimi takuan edhe me menaxhmentin e AAB-së,  me të cilën biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën akademike, shkencore dhe atë kulturore.

Share: