Kolegji AAB shpall konkurs për plotësim të vendit të lirë të punës

19 Dhjetor 2015

Kolegji AAB  shpall konkurs  për plotësim të vendit të lirë të punës

Pozita: Asistent/e në Rektorat

Vendi i punës: Kolegji AAB

Kontrata: 1 vjeçare me mundësi vazhdimi

Orari i punës: I plotë

Mbikëqyrësi: Rektori

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

•  Kujdeset për agjendën e Rektorit;

• Kryen punë administrative sipas nevojave të Rektoratit;

• Përgjigjet në telefon dhe kalon linjën te personi përkatës;

•  Fotokopjon dokumente të ndryshme sipas nevojave të zyrës;

•  Protokollon dokumente të ndryshme të zyrës së rektoratit;

•  Përkthen dokumente të ndryshme në gjuhët që zotëron;

• Ndihmon Prorektorët dhe Sekretarin në kryerjen e punëve;

• Ndihmon Rektorin në kryerjen e punëve të përditshme,

• kryen edhe punë të tjera që i cakton Rektori.

 

Kualifikimi/përvoja dhe shkathtësitë tjera:

• Përgatitja universitare – diplomë bachelor apo master;

• Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur:

• E preferueshme edhe njohja e gjuhëve të tjera;

• Aftësi të larta organizative;

• Shkathtësi në përdorimin e kompjuterit dhe programeve nga fusha e IT-së;

• Aftësi për të përballuar detyrat e punës nën presion;

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë CV-në me të dhënat e veta biografike dhe dëshmitë për përvojën paraprake të punës dhe përgatitjen shkollore.

Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 30 dhjetor 2015, ora 16:00.

 

Pas mbylljes së konkursit, përpilohet lista e të përzgjedhurve për intervistë dhe vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë dokumentet e kërkuara në:

Kolegji AAB,

Zona Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë, Objekti I, Prishtinë.

tel.: +381 (0) 38 555 444; +381 (0) 38 601 019.

apo në e-mail: [email protected]

 

Dokumentacioni dorëzohet në kopje dhe është i pakthyeshëm. Nuk japim përgjegjësi për dokumentacionin e dorëzuar në origjinal.

 

Share: