Doli nga shtypi numri më i ri i Revistës Shkencore Ndërkombëtare THESIS

20 Janar 2016

Doli nga shtypi numri më i ri i Revistës Kërkimore-Ndërkombëtare THESIS, me ISSN dhe Bord Ndërkombëtar, botim i Kolegjit AAB.

Në këtë numër mund të lexoni studime dhe punime shkencore e profesionale të rëndësishme nga fusha e gjuhësisë, metodikës,  arkitekturës, etj., të autorëve vendorë dhe të huaj.

Revista THESIS, botohet dy herë brenda vitit, ndërsa në vitin që lamë pas është botuar edhe një numër tematik ku janë përfshirë punime nga Konferenca Shkencore Ndërkombëtare për komunikimet dhe studimet mediatike, “Informacioni global përballë kulturave kombëtare”. Kjo konferencë ishte organizuar nga Fakulteti i Komunikimit Masiv i Kolegjit AAB në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit të Universitetit të Tiranës, Ecole Superieure de Journalisme të Parisit(shkolla më e vjetër e gazetarisë në botë) dhe IPAG Business Shool të Parisit, e cila i zhvilloi punimet më 29-30 maj të vitit 2015, në Kolegjin AAB në Prishtinë.

Numrin e ri të revistës mund ta merrni në bibliotekën dhe librarinë e AAB-së, dhe mund ta shfletoni gjithashtu edhe në uebfaqen zyrtare të Kolegjit AAB.

http://aab-edu.net/uploads/docs/thesis/2015/Thesis_03-2015_shqip.pdf

http://aab-edu.net/uploads/docs/thesis/2015/thesis_03-2015_anglisht.pdf

 

Share: