Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,
Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:
Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.
Ju rikujtojmë pikën 23 të vendimit:
23. Studentët në institucionet publike dhe private universitare duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë qëé të ju lejohet hyrja në objektin e
institucionit.
(2.1. Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;
2.2. Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
2.3. Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21
ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik – IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
24. Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë,)
Të nderuar studentë,
Në fund ju bëjmë edhe një herë thirrje që të keni parasysh hapin më të rëndësishëm em qëllim të mbrojtjes nga Covid_19, VAKSINIMIN.
VAKSINOHU që të jesh i mbrojtur për vete dhe të tjerët!
VAKSINOHU që të kesh mundësi të vazhdosh studimet pa ndalesa!
Duke ju uruar shëndet të gjithë, ju faleminderojmë për bashkëpunimin!
VENDIMET_E_QEVERISE_Mbledhja_35_2021_-_Qeveria_e_Republikes_se_Kosoves.pdf