Jeta Abazi, një nga të diplomuarat e suksesshme të Fakultetit të Komunikimit Masiv

28 Janar 2015

Jeta Abazi, për revistën “Alumni AAB”, thotë se AAB-ja ka ditur që nga fillimi ta shpalosë programin e studimeve në fushën e medies. 

Në AAB, i kam vlerësuar shumë profesorët, që kanë qenë të përkushtuar dhe të disiplinuar dhe të tillë ka pasur mjaft në drejtimin tonë”, ka thënë Abazi, duke shtuar se AAB-ja i ka dhënë mundësinë që të ketë kolegë nga fusha e medies. 

Kjo, sipas Jetës, është armë e fortë për gazetarët.

Përveç studimeve të përfunduara në AAB, në Fakultetin e Komunikimit Masiv, ajo ka punuar si gazetare hulumtuese në emisionin “Jeta në Kosovë”, pastaj si eksperte e medies në organizatën ndërkombëtare GIZ dhe në Komisionin Evropian. Ajo po ashtu ka një bashkëpunim profesional me fondacionin gjerman “KAS” në temat që kanë të bëjnë me mediet. 

Për gjashtë muaj ajo ka qenë këshilltare në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës. Këtë vit është fituese e bursës “Ballkan Fellowshipfor Journalistic Exellence” (Bursa ballkanike për gazetari cilësore), me temën “Ndarja e pasurisë, diskriminimi gjinor, në Ballkan dhe Angli”, hulumtim që pritet të botohet së shpejti.

Aktualisht është asistente-ligjëruese në Departamentin e Gazetarisë, në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

 

Share: