Pesë të diplomuar të AAB-së në bachelor e master, u pranuan në studime të doktoratës për vitin akademik 2014/15

25 Dhjetor 2014

Të punësuar brenda AAB-së si staf akademik dhe në vazhdim të studimeve  në fjalë, janë: Roberta Bajrami, Teuta Agaj,  Saranda Tafa, Besard Belegu dhe Mensut Ademi. 

Përveç këtyre pesve, AAB-ja ka edhe një numër të madh të studentëve, të cilët janë duke mbaruar studimet jashtë vendit,  të cilët do t’i paraqesim gjatë ditëve në vijim. 

Përkitazi me politikat e vazhdueshme të AAB-së për avancimin e stafit akademik, por edhe përfshirjen sa më të gjerë në tregun e punës të të diplomuarve tanë, rektori Lulëzim Tafa, u shpreh: “Shumica e të diplomuarve tanë  (mbi 90 përqind) gjejnë punë  menjëherë pas përfundimit të studimeve. Studentët tanë tani ushtrojnë profesionet e tyre me shumë kompetencë kudo që punojnë, në institucione publike e private, punëdhënësit i kanë të hapura dyert për të diplomuarit tanë. Kjo mendoj se është më e rëndësishmja për ne. Të dhënat që ka zyra jonë për të diplomuarit tanë janë vërtet impresionuese”. 

Share: