Studenti i AAB-së, Visar Qarkaxhija, ligjërues në AAB

26 Dhjetor 2014

“AAB-ja më ofroi kushte të mira dhe bursë për vijimin e studimeve, por motivi kryesor ishte që të gjitha gjërat ishin me të vërtetë në përpikëri me atë se çfarë unë kërkova. Stafi akademik ishte shumë në nivel dhe në harmoni të afërt me studentët që studionin aty.  Ai ka përcjellë shumë mesazhe të mira tek ne. Ligjërimi ka qenë shumë i qartë dhe i kapshëm”, ka thënë Visari për revistën “Alumni AAB”.

Gjithashtu, ai është shprehur se në AAB është njohur me figurat më eminente të shkencës, ka fituar përvojë mjaft të mirë dhe ka përfunduar studimet në afatin e caktuar. “Studimet në AAB më kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të më ndihmojnë gjithnjë më shumë në vendin e punës”, ka thënë Visari, i cili studentëve të rinj ua përcjell këtë mesazh, që të kenë së pari shëndet dhe fat në jetë, po ashtu edhe në studime. 

Share: