“Me mburrje dua të konstatoj se niveli i mësimdhënësve në AAB është shumë i lartë. Unë personalisht, këtë mundësi e kam shfrytëzuar me mësimdhënësit e AAB-së, për debate dhe trajtim të thelluar të çështjeve të caktuara juridiko-penale. Programi studimor ofronte njohuri të duhura dhe të thelluara teorike për avancimin e punës praktike në profesion si dhe në rrafshin teorik”, ka thënë Shehu.
Vllaznim Shehu me sukses ka përfunduar provimin e judikaturës dhe studimet e nivelit master në Fakultetin e Juridikut – Drejtimi Penal në Kolegjin AAB. Ai ka diplomuar me temën “Grabitja dhe vjedhja grabitçare sipas Kodit Penal të Kosovës, me vështrim të veçantë në territorin e Gjykatës së Qarkut në Pejë për periudhën 2006-2010”.
Shehu është duke i vazhduar studimet e doktoratës në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.