Konferenca: “FAMILJET, JETË E SHËNDETSHME DHE E ARDHME E QËNDRUESHME”

12 Maj 2016

Me rastin e  Ditës Ndërkombëtare të Familjes, mbahet  Konferenca: “Familjet, jetë e shëndetshme dhe e ardhme e qëndrueshme”, e cila organizohet nën patronatin e Fakultetit të Psikologjisë të Kolegjit AAB, në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare të Terapisë Familjare dhe Qendrën për Shërbime Humane dhe Zhvillim.

Hapja solemne e Konferencës “Familjet, jetë e shëndetshme dhe e ardhme e qëndrueshme”,  do të bëhet: të premten, më 13 maj 2016, ora 09.30,  objekti I, amfiteatri i madh, Kolegji AAB, Prishtinë    

Pjesëmarrës të konferencë do të jenë një numër i madh i studiuesve nga vendi  dhe  më gjerë.

Pjesëmarrjen në hapjen solemne e kanë konfirmuar edhe përfaqësues të lartë të Republikës së Kosovës.

Për më shumë informacione rreth programit të konferencës, klikoni linkun zyrtar të konferencës, http://konferencat.aab-edu.net/cfd/

Konferenca është e hapur për të gjithë të interesuarit.

Share: