Edhe studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze, të kampusit të Ferizajt, sot shënuan Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorin, duke i ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta të Qendrës për Kujdes Ditor “Pema”.
Studentët e AAB-së në Ferizaj, sot i dhuruan të gjitha mjetet e grumbulluara nga aktiviteti “Sofra shtëpiake” i mbajtur gjatë javës së kaluar, mjete këto të mbledhura nga shitja e gatimeve dhe ushqimeve të përgatitura nga vetë studentët.
Gjithashtu, studentët nga Fakulteti i Shkencave Sociale, ishin pjesë edhe e aktivitetit “Më gëzo me një lodër”, me ç’ rast lodrat e grumbulluara iu dhuran fëmijëve të Qendrës për Kujdes ditor “Pema”, me rastin e vizitës së sotme.
Kjo vizitë përveçse ndihmoi drejtpërdrejt Qendrën “Pema”, dha shembull për të gjithë komunitetin tonë, se sa e rëndësishme është ndihma jonë për fëmijë, dhe me sa pak punë mund të ndihmojmë shumë!