Rreze Tetrica: Gjatë studimeve na kanë ligjëruar profesorë profesional dhe njohës të mirë të fushave përkatëse

31 Korrik 2015

“Neve gjatë të gjitha viteve na kanë ligjëruar profesorë profesional, të përkushtuar, njohës të mirë të fushave përkatëse. Kjo është ajo çka më së shumti e karakterizon AAB-në. Profesorët kanë qenë jashtëzakonisht të mirë, njohuritë e tyre akademike, shkencore të ndërlidhura me kontributin e  tyre të çmuar në Kosovë na kanë shërbyer mjaft për tu ngritur profesionalisht”, ka thënë Rrezja për revistën “AAB Alumni”.

Rreze Tetrica studimet i ka të përfunduar në Fakultetin Juridik në AAB dhe është e punësuar në Caritasin zviceran në Kosovë si zyrtare për komunikim dhe administratë, e cila ka thënë se njohuritë dhe  përvoja e fituar në AAB më kanë ndihmuar të punësohem dhe vazhdojnë të luajnë rol të madh në zgjidhjen e problemeve në punë. “Kemi pasur situata në të cilat njohuritë e fituara gjatë studimeve janë kërkuar dhe kanë shërbyer më së miri në realizimin e punës. Organizata ku unë punoj ka besuar në këto aftësi dhe i ka vlerësuar lart.

Rrezja thekson se ende pa e përfunduar shkollimin e mesëm ka hulumtuar institucionin se ku do të studionte, duke kërkuar atë që ishte më afër kërkesave të saja, duke nënkuptuar padyshim cilësinë si të parën, e pastaj edhe kushtet tjera. “Në atë kohë, por edhe tash, sipas këndvështrimit tim AAB-ja ishte një institucion lider i arsimit universitar. Në momentin që hapi degën e vet edhe në Gjakovë, patjetër që mua mu krijua mundësia që të jem pjesë e këtij institucioni duke u përshtatur me të gjitha nevojat që unë kisha”, përfundoi ajo.

 

 

Share: