Me rastin e 21 Marsit, Ditës Botërore të Poezisë, studentët e programit “Përkujdesje dhe Mirëqenia e Fëmijëve” të Fakultetit të Shkencave Sociale, të Kolegjit AAB, në bashkëpunim me nxënësit e shkollës 12 vjeçare “The British School of Kosova” dhe fëmijët e Kopshtit “Linda” në Fushë Kosovë, organizuan një aktivitet të përbashkët, me karakter edukativ, ku u recituan vjersha e poezi për fëmijë.
“Studentët treguan përgatitjen e tyre, duke dëshmuar përkushtimin e tyre që në të ardhmen të jenë sa më profesional për profesionin që do të ushtrojnë”, tha mësimdhënësja e Kolegjit AAB, Alberita Bytyqi.
Ndërsa, menaxherja e kopshtit “Linda”, Vlora Ademi, tha se fëmijët dhe edukatoret e kopshtit tonë u ndanë të kënaqur nga ky organizim edukativ.
Në fund të këtij aktivitetit, studentët e AAB-së i shpërblyen fëmijët me nga një fletore të Kolegjit AAB.