Fakulteti i Arkitekturës nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me KAF për projektin “Urban Data Kosovo”

7 Shkurt 2022

Është nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi mes Fakultetit të Arkitekturës dhe KAF (Fondacioni Kosovar për Arkitekturë), të dyja si pjesë e projektit “Urban Data Kosovo”, projekt ky i financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe i administruar nga KUSA.

Objektiv kryesor i “Urban Data Kosovo” është shkëmbimi i ekspertizës së urbanizmit të avancuar nga hulumtues dhe staf akademik të MIT-së me stafin akademik të fakulteteve të arkitekturës në Kosovë. Qëllimi i këtij programi është të sjellë njohuri të reja mbi mbledhjen e të dhënave urbane, trajnimin dhe shkëmbimin e informacionit në universitetet e Kosovës.

Ky projekt deri më tani ka përfshirë faza si takimi i liderëve të projektit me institucionet që do të përfshihen në këtë projekt. Faza tjera janë vizita e stafit akademik kosovar në SHBA, në qendrën për urbanizëm të avancuar, MIT; duke vazhduar me disa punëtori javore në Kosovë ndërsa i gjithë projekti është planifikuar të përfundojë në korrik 2022.

Si rezultat kryesor i këtij projekti është reflektimi në kurrikulat ekzistuese në fakultetet e arkitekturës në Kosovë, në veçanti lëndët e urbanizmit, me fokus në integrimin e mjeteve dhe metodologjive bashkëkohore analitike hapësinore.

Share: