Kolegji AAB me aktivitete të shumta shënon Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë
8 Maj 2017
Në kuadër të shënimit të 12 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Kolegji AAB, Fakulteti i Inferimierisë do të organizojë një sërë aktivitetesh për të shënuar këtë ditë.
Aktivitetet e planifikuara gjatë kësaj jave janë:
- më 10 maj 2017, do të organizohet dhurimi vullnetar i gjakut nga studentët dhe stafi i Kolegjit AAB, nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”. Dhurimi vullnetar i gjakut do të organizohet në bashkëpunim me Qendrën për Transfuzionin e Gjakut, në ambientet e kampusit të Kolegjit AAB në Prishtinë;
- më 11 dhe 12 maj 2017, organizuar nga Qendra e Karrierës dhe të Mësuarit gjatë gjithë jetës, organizohen trajanime për infermierë që do të mbahen në Teatrin AAB “Faruk Begolli”. Trajnimet zgjasin nga ora 09.00-14.00. Trajnimet janë të akredituara nga Bordi për Edukim të Vazhdueshëm Mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë. Pjesëmarrësit aktivë fitojnë 9 pikë kredituese, ndërsa pjesëmarrësit pasivë fitojnë 6 pikë kredituese.
- më 12 maj 2017, në kuadër të trajnimit “Kujdesi infermieror nën kujdesin intensiv dhe anestezion”, e ftuar speciale për të ligjëruar në këtë trajnim do të jetë Prof.Ass.Phd. Fatma Vural, nga Universiteti “Dokuz Eylül”, Izmir, Turqi.
- më 12 maj 2017, studentët e Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB, do të ofrojnë shërbime infermierore falas për qytetarët e Prishtinës në Sheshin “Nëna Terezë”. Aktivitetet do të zhvillohen nga ora 10.00-15.00. Qytetarët e interesuar do të kenë mundësi të bëjnë matjen e shtypjes së gjakut; matjen e sheqerit në gjak; matjen e peshës trupore si dhe të marrin këshilla mjekësore.
- më 13 maj 2017, Kino-Klubi AAB dhe Fakulteti i Infermierisë shfaqin filmin “The English Patient”. Filmi shfaqet në Teatrin AAB “Faruk Begolli”, nga ora 16.00.
Ju mirëpresim!
Java-e-Infermierise-dhuro-gjak
Fatma-Vural-trajnim
Java-e-Infermierise-sherbime-falas
Java-e-Infermierise-filmi