Nisin aplikimet për kurset e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) në Kolegjin AAB

22 Shkurt 2022

Në muajin mars Kolegji AAB starton me kurset e akredituara nga Oda e Infermierëve të Kosovës në mënyrë që shumë profesionistë shëndetësorë të sigurojnë pikë kredituese për rilicensimet e tyre.

Ligjërata e parë fillon me 9 mars dhe do të trajtojë temën “Komunikimi në fazën e fundit të jetës” nga ligjëruesja, Teuta Bujupi. Secili pjesëmarrës aktiv do të vlerësohet me 10 pikë kredituese, ndërsa çdo pjesëmarrës pasiv me nga 8 pikë kredituese.

Forma e mbarëvajtjes së këtyre kurseve do të jetë fizikisht në objektin e AAB. Kohëzgjatja e kursit është një ditore, 6 orë akademike, nga ora 09:00 – 14:30.

Të interesuarit për më shumë informata mund të kontaktojnë:

[email protected] ose përmes telefonit 048999148.

Share: