Drejtori i degës së Kolegjit AAB në Ferizaj, Shaip Bytyqi, priti në takim drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, Balton Dërguti.
Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi rreth hartimit të Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik për pesë vitet e ardhshme, duke folur për rëndësinë e saj dhe ndikimin e drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik për Komunën e Ferizajt.
Hartimi i Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik do të bëhet në bashkëpunim me profesorët tanë së bashku me zyrtarë komunal dhe bashkëpunëtorë tjerë.