Studentja Blerta Selmani menjëherë pas diplomimit punësohet në kopshtin e fëmijëve

12 Tetor 2023
The student Blerta Selmani immediately after graduation is employed in the kindergarten

Mundësitë për punësim menjëherë pas diplomimit janë shumë të larta për të gjithë studentët të cilët dëshmojnë veten, derisa bartin edhe sukseset e shënuara gjatë studimeve.

Blerta Selmani, studentja që ka diplomuar para pak kohësh në Fakultetin e Shkencave Sociale të Kolegjit AAB dega Ferizaj, është punësuar në kopshtin “Thesari i Dijes”.

“Trajnimet, praktika dhe puna vullnetare më janë shpërblyer me punësim në këtë kopsht. Tani po zbatoj në praktikë mësimet e fituara në teori, e tërë kjo falë profesorëve që treguan angazhim të pakusht dhe shumë mbështetje gjatë studimeve”, tha Blerta ndërsa ndau suksesin e saj me studentët e tjerë.

Share: