Në kampusin e Kolegjit AAB në Ferizaj është zhvilluar takim mbi trajnimin “Shkathtësi të buta dhe Menaxhim Projekti”, projekt i financuar nga Qeveria Japoneze e që do të implementohet nga Banka Botërore. Takimi u zhvillua mes drejtorit të këtij kampusi Shaip Bytyqi dhe menaxherit të projektit “Komunat për të rinjtë” Sovran Nrecaj.
Ky trajnim do të përfshijë module mbi aftësitë e lidershipit, kreativitetit, zgjidhjen e problemeve, komunikimin dhe punën në grup. Prandaj, ftohen të gjithë studentët e interesuar të jenë pjesë e trajnimeve që kanë për qëllim zhvillimin profesional të tyre.
Pas përfundimit të trajnimit, të studentët pjesëmarrës certifikohen dhe kanë mundësi të aplikojnë për grante me ide të ndryshme deri në 25.000 mijë euro.
Email kontaktues për pjesëmarrje: [email protected] ose [email protected]