Fakulteti i Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, së fundi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me institucionin parashkollor “Brilant” duke përshtatur interesat e përbashkëta për zhvillimin e pjesës praktike të studentëve të këtij fakulteti.
Marrëveshja u nënshkrua nga dekani i këtij fakulteti Prof. Hysen Kasumi dhe drejtoresha e institucionit tjetër znj. Nerxhivane Gashi, ndërsa ky bashkëpunim ndër të tjera premton avancim të studentëve në praktikën e tyre përgjatë studimeve.