Krenare Çerkini, studente e Kolegjit AAB, pjesëmarrëse në Konventën e 34-të studentore të organizuar nga ESU në Angli

3 Nëntor 2017

Krenare Çerkini, studente e Kolegjit AAB, në cilësinë e nënkryetares së Unionit të Studentëve të Kosovës (USK), ka marrë pjesë  në Konventën e 34-të studentore,  të organizuar nga Unioni i Studentëve të Evropës (ESU),  që u mbajt në Cardiff të Anglisë.

Konventa Studentore, kishte  për qëllim që t’i sjellë përfaqësuesit e organeve studentore të Evropës në një vend për të diskutuar çështje aktuale si: sistemin e Bolonjës sipas perspektivës studentore, rolin dhe fuqizimin e femrës, implementimin e planit strategjik të rritjes së bashkëpunimit mes këtyre unioneve studentore etj.

Ndër  të tjera, gjatë kësaj Konvente u mbajt takim vetëm me përfaqësuese femra dhe u diskutua roli i femrës në shoqëri dhe fuqizimi i saj.

Gjate këtij takimi, Krenare Çerkini,  në emër të Kolegjit AAB nderoi organizatoren e këtij aktiviteti  me dhuratën e Hyjneshës Dardane.

Në këtë konventë përveç   Kosovës, pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues nga Kroacia, Malta, Latvia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka, Spanja, Polonia, Gjermania, Belgjika, Sllovakia, Izraeli, Sllovenia etj.

Share: