Në kampusin e Kolegjit AAB në Prishtinë është zhvilluar ligjëratë për nxënësit e shkollave të mesme, në kuadër te projektit studentor “Students as Professional Journalists”, ku ligjërues ishte profesor Resul Sinani.
Ligjërata kishte për qëllim të ngrisë vetëdijësimin e nxënësve për marrjen e informacioneve të sakta dhe jo atyre “fake news”, si dhe rëndësinë e profesionit të gazetarisë. Nxënësit shprehën interesim për profesionin e gazetarisë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen çdo ditë gazetarët. Prof. Resul Sinani ndau përvojën e tij shumëvjeçare nga fusha mediale, prezantoi para studentëve teknikat dhe praktikat që ndjeken për të zhvilluar një emision të suksesshëm. Ndër të tjera, së bashku vizituan ambientet e televizionit ATV, duke u njohur me infrastrukturën dhe punën e cila bëhet për të arritur shikueshmërinë një medium i suksesshëm.