Ligjëruesja e AAB-së, Aida Alla mbrojti doktoratën në Universitetin e Tiranës

8 Nëntor 2017

Në Departamenti e Gjuhës Angleze, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Universitetin publik të Tiranës, ligjëruesja e Fakultetit të Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB, Aida Alla, e fitoi thirrjen shkencore: Doktor i shkencave në gjuhësi.  

Aida Alla, para komisionit në përbërje: Prof. dr. Elida Tabaku- kryetare, dhe katër anëtarë tjerë: prof. dr. Shpresa Rira , prof. asoc. dr. Mirela Papa , prof. dr. Brikena Kadzadej dhe prof. asoc. sr. Alma Pinari, e mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës me temë “Aspekte të barasvlershmërisë në përkthimet e letërsisë bashkëkohore për fëmijë nga Amik Kasoruho”.

Znj. Alla, gjatë mbrojtës  ka thënë se është një studim krahasues midis gjuhës angleze dhe gjuhës shqipe në rrafshin sintaksor, stilistik, idiolektor dhe kulturor. Ajo ka shtuar se studimi ka marrë në shqyrtim: Teorinë e përkthimit rreth aspekteve gjuhësore dhe kulturore, me qëllim të identifikimit të normave dhe problematikave përkthimore; Analizën e tipareve idiolektore të përkthyesit dhe shqyrtimin nëse normat e përkthimit të letërsisë për fëmijë janë marrë në konsideratë nga përkthyesi; Analizën e përcjelljes së barasvlerësve sintaksorë, stilistikë, idiolektorë dhe kulturorë gjatë procesit të përkthimit, me qëllim të evidentimit nëse efekti i ngjashëm (barasvlera) është përcjellë edhe në gjuhën e përkthimit.

Në fund, komisioni e vlerësoi disertacionin me notën më të lartë, i cili i plotëson të gjitha kushtet  për gradën shkencore: Doktor i shkencave në gjuhësi.

Aida Alla, është ligjëruese e rregullt në Kolegjin AAB, ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore, simpoziume etj.,  si dhe në aktivitete të tjera me rëndësi  për shkencat e gjuhësisë.

 

Share: