Kolegji AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Publik “Haxhi Zeka” Pejë

31 Maj 2022

Në kuadër të aktiviteteve të bashkëpunimit me universitetet ndërkombëtare dhe vendore, Kolegji AAB së fundi ka nënshkruar marrëveshje me Universitetin Publik “Haxhi Zeka” të Pejës. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i Kolegjit AAB, Dr.Sc. Bujar Demjaha, dhe Rektori i Universitetit Publik të Pejës, Prof.Dr. Armand Krasniqi.

Marrëveshja parasheh bashkëpunim ndëruniversitar në të gjitha nivelet e studimit, si dhe shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve, projekte të përbashkëta zhvillimore dhe hulumtuese, seminare dhe takime të tjera për çështje akademike e shkencore. Po ashtu me këtë marrëveshje është vlerësuar të bëhen edhe shkëmbimi i materialeve akademike si dhe informacioneve të tjera të nevojshme.

Share: