Fakulteti i Shkencave Kompjuterike nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë eConnect

2 Qershor 2022

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe eConnect. Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB përfaqësuar nga dekani Jusuf Qarkaxhija, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë eConnect, përfaqësuar nga drejtori menaxhues Ilir Salihu.

Ky memorandum i bashkëpunimit ka për qëllim përcaktimin e fushave të bashkëpunimit, siç janë realizimi i punës praktike të studentëve dhe punësimi i tyre, shkëmbimi i informacioneve dhe të dhënave, pjesëmarrja në konferenca dhe trajnime të përbashkëta, promovimi i nismave të përbashkëta profesionale dhe akademike, etj.

Të dy institucionet do të bashkëpunojnë në mënyrë reciproke dhe do t’i ofrojnë njëra tjetrës ndihmën e duhur gjatë organizimit të ngjarjeve me interes të përbashkët.

Share: