Dy ligjëruese nga Lituania zhvillojnë ligjëratë për studentët e Fakultetit të Infermierisë në Kolegjin AAB

3 Qershor 2022

Vitalija Gerikiene dhe Vilija Vaikasiene janë pjesë e shkëmbimit të mësimdhënësve përmes projektit ERASMUS+ nga Universiteti Siauliu Valstesbyne. Ato zhvilluan ligjëratë për studentët e Fakultetit të Infermierisë me temën “Komunikimi mes profesionistëve shëndetësor”.

Së paku një javë dy ligjërueset do qëndrojnë në Kosovë për studentët e Kolegjit AAB, në mënyrë që të shkëmbejnë përvojat e tyre në fushën e Infermierisë nga Lituania.

Studentët ndoqën me shumë interes videoprezantimet e ligjërueseve dhe ishin kurioz për shume çështje që përkojnë me fakultetin që studiojnë.

Share: