Në kuadër të vizitës një javore në Francë, Rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha dhe prorektorja Venera Llunji u pritën në një takim miqësore në Rektoratin e Universitetin Lille.
Në këtë takim përfaqësuesit e Kolegjit AAB takuan përfaqësues të rektoratit, të instituteve, fondacioneve, dekanë dhe profesorë të përfshirë në të gjitha aktivitetet dhe projektet e Univeristetit Lille.
Me këtë rast, rektori Demjaha foli për Kolegjin AAB, historikun e zhvillimit, rezultatet e shkëlqyeshme të punës në Kolegj, për sfidat me të cilat ballafaqohemi, për pritshmëritë tona që të jemi sa më të pranueshëm dhe aktivë në fushën e arsimit të lartë në Francë, si një ndër partnerët tanë dhe me institucione të tjera të arsimit të lartë. Veçanërisht, rektori Demjaha foli për rëndësinë e madhe për të qenë partnerë në projektet të cilat propozohen dhe realizohen në BE.
Nga ana tjetër, prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar Venera Llunji, foli për rëndësinë që ka për Kolegjin AAB, ndërtimi dhe forcimi i marrëdhënieve bashkëpunuese me institucione të arsimit të lartë në Francë, dhe po ashtu edhe me vendet e tjera. Ajo foli për projektet të cilat janë realizuar, ato të cilat do të fillojnë të realizohen, për partneritetin me vendet e BE në projekte të shkëmbimit të stafit dhe studentëve, për rëndësinë e rrjetëzimit të institucioneve të arsimit të lartë përmes programit ERASMUS+ dhe jo vetëm.
Zv.rektorja për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Lille, prof. Nil Ozcaglar- Toulouse dhe i gjithë personeli akademik dhe menaxhues i universitetit Lille e dhanë pëlqimin e tyre që të kenë bashkëpunim të ngushtë me Kolegjin AAB në të gjitha fushat dhe me të gjitha fakultetet tona.