Instituti AAB, përfaqësuar nga dekani i Fakultetit të Infermierisë prof. Idriz Sopjani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Odën e Infermierëve të Kosovës, të përfaqësuar nga z. Naser Rrustemi. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi është nxitja dhe mbështetja e veprimtarive me interes të përbashkët, ku si institucione autonome do të punojnë në partneritet në arritjen e objektivave të përbashkëta duke ruajtur identitetet e tyre.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi mes dy palëve përfshihen, bashkëpunimi i përgjithshëm institucional ku bëhet përcaktimi i fushave me interes të përbashkët, mbështetje në realizimin e veprimtarive të përbashkëta, shkëmbimi i ekspertëve me qëllim zhvillimin e kualifikimeve trajnuese.
Marrëveshja gjithashtu parasheh bashkëpunimin në realizimin dhe zhvillimin e programeve të formimit profesional, në fushën e shëndetësisë ku përcaktojnë fushat e kualifikimit për profesionistë shëndetësorë, shkëmbimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore, organizimin e përbashkët të aktiviteteve specifike të avancuara, tematika që kanë interes dhe influencë direkte në ngritjen profesionale, si dhe promovimin e standardeve më të larta për cilësinë maksimale të punës profesionale të Infermierëve.