Partneri kryesor gjerman i Programit për Karrierë dhe Punësim, rrjeti i klinikave SANA, për herë të katërt brenda dy muajsh ka rekrutuar për intervistim një numër të madh të studentëve të Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB. Studentët që ishin pjesëmarrës realizuan intervistat online me drejtorët e klinikave të rrjetit SANA në Stuttgart, derisa intervistuesit gjerman u panë të kenaqur me studentët që kanë potencial të jenë pjesë e stafit të klinikave që veprojnë nën ombrellën e SANA.Intervistat ishin të gjitha në gjuhën gjermane, pasi studentët e Programit janë në përfundim të nivelit B2 të kësaj gjuhe pas mësimeve nga kurset e organizuara të LINGUA në Kolegjin AAB. Përfaqësuesit e klinikave në Stuttgart janë shprehur shumë të kënaqur me përgatitjet që studentët kishin në aspektin profesional, por edhe në mësimin e gjuhës gjermane.
Ndërsa studentët treguan mirënjohje për mundësitë e pafundme që ofron Programi, ndër të tjera edhe opsionin që të njohin paraprakisht punëdhënësin e tyre gjerman. Studentët e Programit, gjatë javës do të informohen me rezultatet e intervistave të realizuara me partnerin gjerman SANA në Stuttgart.