Partneri gjerman në Bremen, ka zhvilluar intervista me studentë nga Fakulteti i Infermierisë në Kolegjin AAB, që janë pjesë e Programit për Karrierë dhe Punësim. Intervistat u mbajtën online dhe në gjuhën gjermane, pasi studentët janë në përfundim të nivelit B2 të gjuhës gjermane, falë kurseve që organizohen nga LINGUA në Kolegjin AAB.
Përfaqësuesit nga klinika në Bremen, u shprehën tejet të kënaqur me përgatitjet dhe aftësitë që studentët shfaqën gjatë intervistave. Kurse studentët shprehën mirënjohje ndaj Programit për Karrierë dhe Punësim dhe Kolegjit AAB për mundësitë e pafundme e njëra ndër to edhe njohja me punëdhënësin e tyre.
Rezultatet e intervistave të studentëve nga Kolegji AAB me klinikën në Bremen, pritet të publikohen së shpejti.