Kosova përfaqesohet për herë të parë në takimin e Bordit të Unionit të Studentëve të Evropës nga studentja e Kolegjit AAB, Krenare Çerkini

5 Maj 2018

Krenare Çerkini, studente e Kolegjit AAB, nënkryetare dhe përgjegjëse për marrëdhënie me jashtë e Unionit të Studentëve të Kosovës, mori pjesë në takimin e Bordit të Unionit të Studentëve të Evropës, që u mbajt në Slloveni. 
E veçanta e këtij takimi është se për herë të parë në historinë e ESU-së po ndodh që në takimin më të rëndësishëm të Unionit të Studentëve të Evropës, pra në takimin e Bordit, po merr pjesë një Union i Studentëve i cili ende nuk është anëtar zyrtar i ESU-së, Unioni i Studentëve të Kosovës.

Kjo, por edhe shumë fakte të tjera dëshmojnë se Unioni i Studentëve të Kosovës është mjaft i nderuar të ketë këtë mbështetje e cila me shumë gjasë do i rrisë USK-së mundësinë e anëtarësimit në Unionin e Studentëve të Evropës. 
“Pjesëmarrja ime në cilësinë e përfaqësimit të Unionit të Studentëve të Kosovës në një takim të tillë, jo vetëm që po shërben si avancim profesional kundrejt praktikimit të detyrës dhe përgjegjesisë që kam ndaj përfaqësimit të studentëve të Kosovës, mirëpo, gjithashtu USK e ka mundësinë e promovimit dhe krijimit të një imazhi të një Unioni Studentor potencial brenda ESU-së” , tha studentja Krenare Çerkini.

Të mos harrojmë se Unioni i Studentëve të Kosovës është drejt rrugës së anëtarësimit për në Unionin e Studentëve të Evropës gjë për të cilën Çerkini është shumë optimiste! 
“Unioni i Studentëve të Kosovës, shumë shpejt, do të jetë anëtari më i ri i Unionit të Studentëve të Evropës!” tha për fund Çerkini.

 

 

 

Share: