Studentët e vitit të katërt të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB, në kuadër të lëndës “Metodika e Edukimit Fizik”, me sukses të lartë përfunduan praktiken pedagogjike, e cila zgjati një javë.
Gjatë kësaj jave sa ka zgjatur kjo praktikë pedagogjike, secili student ka mbajtur nga 20 orë mësimore.
Praktika është mbajtur në të gjitha komunat e Kosovës dhe është monitoruar nga profesori i lëndës, Shemsedin Vehapi dhe asistenti Besim Gashi.
Edhe në këtë trajnim, studentët treguan përkushtim dhe përgatitje të lartë profesionale.
Kujtojmë se studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB, përveç aktiviteteve dhe trajnimeve të shumta sportive që zhvillojnë brenda kolegjit, marrin pjesë edhe nëpër turne dhe gara të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare si dhe kryejnë praktikën profesionale nëpër institucione të ndryshme me të cilat AAB tashmë ka marrëveshje bashkëpunimi.