Kolegji AAB ka mirëpritur nxënës nga komuniteti egjiptianë, romë dhe ashkalinj të cilat kanë parë nga afër kampusin dhe mundësitë që ofrohen për të ardhmen e tyre. Ata u takuan me Kryetarin e Bordit të Kolegjit AAB, Lulzim Tafa, ndërsa vizituan kampusin, të udhëhequr nga dekanati i Fakultetit të Administratës Publike.
Secili nga ta ishin kurioz për të parë sesi zhvillohet mësimi në ambientet e Kolegjit AAB, dhe disa nga ta shprehën dëshirën që në të ardhmen të studiojnë në programet e shumta që ofrohen.
Në Kolegjin AAB të gjithë janë të barabartë dhe studentët janë primar. Ne vazhdojmë t’i kemi dyert e hapura për këdo që shpreh interesim ta vizitojë, duke pasur mundësinë të njoftohen nga afër me metodat e punës dhe studimeve.