Studentja e Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB nis punë praktike në OSBE

3 Tetor 2022

Qendra për Karrierë e Kolegjit AAB, përkujdeset që t’i këshillojë dhe udhëzojë studentët për punë praktike në institucione të ndryshme relevante me fushën e studimeve.
Orhidea Guta është studentja e cila është angazhuar për punë praktike në departamentin për siguri publike, ku përmes kësaj praktike do arrijë që të mësojë më shumë për punën e Misionit të OSBE-së në Kosovë, si dhe t’i thellojë njohuritë e saj lidhur me projektet, detyrat administrative dhe operacionale që lidhen me menaxhimin dhe zbatimin e aktiviteteve të ndryshme në këtë institucion.
Studentja e Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB, u shpreh e lumtur për mundësinë që të realizojë këtë praktikë në OSBE, duke shtuar se ky është vetëm fillimi i suksesit.

Share: