Kolegji AAB bashkëorganizator i Panairit të Universiteteve Franceze me 31 tetor

28 Tetor 2022

Në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës me 31 tetor nga ora 10:00 deri në 15:00, do të mbahet Panairi i Universiteteve Franceze, ku bashkëorganizator është Kolegji AAB.Ky panair do shërbej si mundësi për zbulimin e programeve mësimore, shkëmbimeve dhe mundësive për të studiuar në Francë me përfaqësuesit e shumtë të universiteteve franceze.Pjesëmarrja e Kolegjit AAB si bashkëorganizator në këtë edicion të panairit, luan një rol të rëndësishëm në krijimin e raporteve me universitetet franceze dhe mundësitë për studentët në eksplorimin akademik edhe jashtë kufijve.

Share: