Kolegji AAB do të jetë partner në konferencën e Institutit të Gjuhës Angleze dhe Studimeve Amerikane, me titull “Prirje aktuale në inovacion, praktikë dhe kërkim në gjuhën dhe kulturën, literaturën dhe përkthimin anglisht në arsimin e lartë”. Kjo konferencë organizohet me datën 10 dhjetor në Tetovë, Maqedoni të Veriut.
Ndërsa, ndër folësit kryesor në këtë konferencë do të jetë edhe profesori i gjuhës angleze dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Hysen Kasumi.
Në lidhje me informata të tjera rreth konferencës, dhe afatet e dorëzimit të abstraktave, klikoni linkun e mëposhtëm: https://aielasconference.com/?page_id=108