Në Prizren ka filluar edicioni i dhjetë i Panairit të Librit, i cili do të zgjasë deri më 22 korrik.
Ky panair që po mbahet në ambient të hapur, është edicioni i dhjetë i Panairit të Librit është organizuar në Prizren. Sivjet. organizator i panairit është organizata joqeveritare Instituti për Kulturë dhe Kërkime Sociale (IKKS), mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prizrenit.
Në Panair do të marrin pjesë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, ku lexuesit prizrenas apo edhe mysafirët do të kenë mundësi të gjejnë literaturë të ndryshme.
Në edicionin e sivjetmë, Shtëpia Botuese AAB po merr pjesë me rreth 100 tituj librash të fushave të ndryshme, shumica e të cilave janë libra universitarë.
Vlen të përmendet se në Kolegjin AAB, në fillim të muajit tetor do të mbahet Panairi Vjeshtor i Librit, ku deri më tani, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar dhjetëra shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.