Sot, është organizuar kursi i radhës me temën “Menaxhimi i dhimbjes”, në kuadër të kurseve ndërkombëtare të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional në Kolegjin AAB. Ky kurs u mbajt me ligjëruesen Edona Haxhijaj, ndërsa u diskutua se si mund të menaxhohen dhimbjet qofshin ato akute apo kronike. Pjesëmarrës nga profilet shëndetësore dhe jo shëndetësore patën rastin të tregojnë për përvojat e tyre në lidhje me këtë temë.
Kurse të tilla të organizuara nga Fakulteti i Infermierisë të Kolegjit AAB, ndihmojnë në thellimin e njohurive dhe diskutime mes grupeve pjesëmarrësish duke i njoftuar për metodat, mënyrat dhe përvojat e ndryshme.