Qendra për Punësim ofron punë praktike me pagesë për studentët e Kolegjit AAB në Ferizaj

15 Nëntor 2022

Qendra për Punësim ka mbajtur sesionin e dytë informues në kampusin e Kolegjit AAB në Ferizaj, ku njoftoi studentët për punë praktike me pagesë. Gjatë këtij sesioni të pranishëm ishin edhe pjesëtarë të KFOR-it, që veprojnë në kuadër të kësaj qendre, të cilët zhvilluan takim me drejtorin e kampusit të Kolegjit AAB në Ferizaj.

Studentët patën rastin të njoftohen nga stafi i qendrës në lidhje me punën praktike me pagesë në këtë institucion, ndërsa musafirët qëndruan në hapësirat e kampusit gjatë tërë ditës.

Share: