Studentët të cilët dallohen gjatë viteve të studimit, zgjojnë edhe interesimin e institucioneve të ndryshme për të siguruar një vend pune, duke pasur rastin kështu të dëshmojnë aftësitë e tyre.
Mimoza Qeriqi, studente e Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, është një nga studentet e shumta që tashmë është punësuar në njërën nga kopshtet si edukatore. Ajo ka filluar punën në kopshtin “Ardhmëria jonë”, derisa shprehi vullnetin dhe gatishmërinë që ka për këtë profesion.
Mimoza, tha se mundësitë që i janë ofruar gjatë studimeve nga stafi akademik, ligjëratat dhe mësimet që ka marrë i kanë ndihmuar që të ushtrojë sa më mirë këtë profesion tani edhe në praktikë.