Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me shkollën digjitale “Ferizaj”

18 Nëntor 2022

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, Jusuf Qarkaxhija, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shkollën digjitale “Ferizaj”. Ky bashkëpunim ka për qëllim që studentët e këtij fakulteti të kryejnë punën praktike në këtë shkollë digjitale. Gjithashtu në kuadër të marrëveshjeve bën pjesë edhe zhvillimi i trajnimeve së bashku, vizitat e studentëve në shkollë, dhe anasjelltas.

Kjo do të jetë një mundësi e radhës për studentët e kampusit të Kolegjit AAB në Ferizaj, për avancim profesional dhe njohje të rrugës së karrierës.

Share: