Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, Hysen Kasumi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me institucionin parashkollor “Foleja jonë”. Ky institucion do iu ofroj mundësinë studentëve të Kolegjit AAB, që të kryejnë pjesën praktike në të gjitha ambientet e “Foleja jonë”.
Në këtë mënyrë studentët do kenë rastin që të krijojnë përvojë, duke pasur më shumë gjasa për punësim pas përfundimit të studimeve ose gjatë tyre.