Qendra e Karrierës në bashkëpunim me GIZ DIMAK, mban trajnim për studentët e Kolegjit AAB në degën e Ferizajt

8 Dhjetor 2022

Është mbajtur trajnimi i radhës për studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB në degën e Ferizajit, në radhën e bashkëpunimit mes Qendrës së Karrierës dhe GIZ DIMAK.

Trajnimi ndërlidhej me temat si: shkrimi i një CV, si të shkruhet një letër motivuese dhe simulime të intervistave.

Studentët e Kolegjit AAB të degës së Ferizajt, ishin në numër të konsiderueshëm si dhe vlerësuan trajnimet e ngjashme, duke thënë se u mundëson ta dinë se çfarë përgatitjesh duhet bërë për tregun e punës dhe çka kërkohet nga ta.

Share: