Engjëll Limani si shumë studentë të tjerë të Kolegjit AAB ka përfunduar së fundmi semestrin dimëror në Universitetin Savonia të Finlandës. Studenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike pati fatin që në kuadër të programit Erasmus+, të përjetojë eksperiencë më ndryshe në sferën akademike për të cilën tha se është tejet mirënjohës ndaj Kolegjit AAB.
“Programi Erasmus+ që bën shkëmbimin e studentëve në universitetet më prestigjioze në botë, më dha rastin që të kem në bagazhin tim akademik një përjetim të paharrueshëm. E tërë kjo falë Kolegjit AAB, që përveç më ndihmoi gjatë studimeve tani më ofroi mundësinë ideale”, u shpreh Engjëlli ndër të tjera.