Në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Kolegjit AAB, sot është hapur ekspozita kolektive në të cilën u prezantuan portrete, peisazhe dhe vepra abstrakte të studentëve nga viti i parë të drejtimit Pikturë dhe Arte Vizuele.
Rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha, uroi studentët për hapjen e kësaj ekspozite, ndërsa tha se punimet e realizuara janë për t’u mburrur, pasi Kolegji AAB që nga themelimi është mbështetur vazhdimisht në aktivitete të tilla të veçanta nga studentët.
Dekani i Fakultetit të Arteve të Kolegjit AAB, prof. Fitim Aliu, tregoi se punimet e paraqitura në ekspozitë janë nga lënda e pikturës, kreativitetit dhe vizatimit, ndërsa shtoi se kjo tregon angazhimin e profesorëve me studentët për të vënë në pah talentin që kanë.
Ekspozita është e hapur për të gjithë të interesuarit!