Zbatimi i njohurive teorike në praktikë që mori në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, kanë bërë që Arbër Qelaj të punësohet në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit në pozitën e “IT Help Desk”, në PriBank. Arbëri, së pari u angazhua në punë praktike në këtë institucion financiar, kështu duke qenë një ndër më të dalluarit vazhdoi deri në punësim.
Përveç kontributit që Arbëri dha në fushën e departamentit të Teknologjisë së Informacionit, ai gjithashtu asistoi kolegët edhe nga departamentet tjera brenda “PriBank”.